Shtatë persona janë plagosur nga një aksident në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë.
Advertisements
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi ka bërë të ditur se personat e lënduar kanë pësuar lëndime të lehta trupore.
Advertisements
Ndërkohë, në aksident janë përfshirë tri vetura.
Shtatë persona kanë kërkuar trajtim mjekësor në Emegjencën e Spitalit Rajonal në Mitrovicë dhe sipas informatave lëndimet janë të lehta.
Advertisements
Njësitë policore të trafikut janë duke u marrë me hetimin e rrethanave të rastit.