Naim Zyberi, si e mbrojti Fatos Nanon dhe Ramiz Alinë në burg

by editor

“A ka ndonjë trim këtu që të vendosi rregull?” Kështu iu është drejtuar Fatos Nano të dënuarve natën e revoltës në burgun e Tiranës, mbrëmjen e 11 Marsit të 1997-ës, ndërsa dyert e burgut ishin hapur.

Advertisements

Afër tij, kishte shkuar Ramiz Alia. Nano kishte pritur t’i shfaqej Nehat Kulla apo ndonjë mik tjetër. Por në fakt aty ishte afruar vetëm Naim Zyberi.

Advertisements

Rrëfimin për njohjen me njeriun që iu bë atentat dy herë për një javë vetëm 5 muaj më vonë, Fatos Nano e bëri në një intervistë ku për herë të parë fliste për jetën e tij në burg.

Ai e konsideronte Naim Zyberin, si një trim gjakftohtë që mori përsipër vendosjen e rregullit natën e revoltës në burgun e Tiranës, revoltë që u bë pak orë para se të formohej qeveria e ‘Shpëtimit Kombëtar’, në krye të së cilës u vu Bashkim Fino.

Advertisements

You may also like