Pak ditë pasi mori detyrën, vr*tet kryetari i bashkisë së këtij qyteti (Emri)

by editor

Kryetari i një qyteti meksikan të rrënuar nga dhuna për shkak të drogës, është vrarë më pak se një javë pasi mori detyrën. Alejandro Arcos u gjet i vdekur të dielën në Chilpancingo, një qytet me rreth 280,000 banorë në shtetin jugperëndimor të Guerreros. Ai ishte kryetar bashkie prej vetëm gjashtë ditësh, raporton BBC. Guvernatorja e shtetit, Evelyn Salgado, ka thënë se qyteti është në zi për një vrasje që “na mbush me indinjatë”.

Advertisements

Vdekja e tij erdhi tri ditë pasi sekretari i ri i qeverisë së qytetit, Francisco Tapia, u qëllua për vdekje. Autoritetet nuk kanë dhënë detaje të hetimit, apo të dyshuar. Megjithatë, Guerrero është një nga shtetet më të prekura nga dhuna, teksa kartelet e drogës kanë vrarë dhjetëra politikanë në të gjithë vendin. Ndërkaq, mediat meksikane kanë raportuar se ai është vrarë në mënyrë mizore.

Advertisements

You may also like