“Uji arriti deri në brez”- Banesa iu përmbyt nga shiu, flet gruaja: Mezi kemi dalë nga shtëpia!

by editor

Pasojat e përmbytjes në Vlorë vijojnë ende. Një nga qytetaret tregon momentet e vështira kur për pak ka shpëtuar së bashku me katër fëmijët e saj.

Advertisements

Qytetarja bën apel për një banesë ku të jetojë së bashku me fëmijët, pasi pretendon se si pasojë e baltës dhe përmbytjes, banesa ku jetojnë me qira, është bërë e pa banueshme.

Advertisements

“Nëna e katër fëmijëve. Kushtet pas përmbytjes ishin shumë të vështira. Nga shtëpia dola me shumë vështirësi, kishte arritur uji deri në brez. Fillimisht shkuam në një familje që na strehoi, në mëngjes shkuam tek prefektura e më pas na sollën këtu.

Kishte rrezik edhe për fëmijët, por fatmirësisht na ndihmuan që të dilnim.

Advertisements

Unë jam nënë e katër fëmijëve, nuk kam një çati mbi kokë dhe jam e papunë. Dua një shtëpi që jetoj me fëmijët e mi. Shkova të shihja banesën ku jetonim me qera, dhe ishte e mbushur dy pëllëmbë me baltë, aty nuk jetohet”, u shpreh ajo për News24.

You may also like