E rëndë/ Përleshje mes tre të rinjve, 28-vjeçari plagos me thikë 2 vëllezërit dhe arratiset (Emrat)

by editor

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë, ku dy persona kanë mbetur të plagosur.

Advertisements

Mësohet se ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, ndërsa policia vendore shpalli në kërkim autorin e dyshuar të krimit. Të dëmtuarit mësohet se janë dy vëllezër, 34 dhe 37 vjeç, të cilët janë konfliktuar me autorin. Ky i fundit i ka sulmuar me thikë, duke i plagosur të dy.

Advertisements

Njoftimi i policisë:

Komisariati i Policisë njoftoi se referoi materialet në Prokurori dhe shpalli në kërkim të dyshuarin M. B., 28 vjeç, banues në Sarandë.

Advertisements

Ngjarja ka ndodhur më 8 tetor, orët e para të mëngjesit, teksa pas një sherri për motive të dobëta, i riu ka goditur me mjet prerës thikë, shtetasit E. V., 37 vjeç dhe E. V., 34 vjeç (vëllezër).

Dy të dëmtuarit janë në spital, janë jashtë rrezikut për jetën. Po punohet për kapjen e 28-vjeçarit”, tha policia vendore.

Materialet e dosjes i kaluan prokurorisë dhe po bëhen verifikime për dinamikën dhe motivin e plagosjes së dyfishtë.

You may also like