Reshjet intensive të shiut “pushtojnë” Shkodrën, si paraqitet situata

by editor

Bashkia e Shkodrës u përfshi sot nga reshje intensive shiu, por sipas të dhënave zyrtare nuk raportohen dëme të mëdha në banesa apo biznese.

Advertisements

Gazetari i News24 Senad Nikshiqi raporton se grupet e punës u angazhuan në terren për menaxhimin e situatës. Konkretisht në terren u angazhuan:

Advertisements

▶️ 43 punonjës të Ndërmarrjes së Shërbimeve dhe Punëve Publike

▶️ 40 punonjës të Ujësjellës-Kanalizimeve

Advertisements

▶️ 14 efektivë të Policisë Bashkiake

▶️ 12 efektiv të Forcave Zjarrfikëse

▶️ 18 efektiv të Policisë së Shtetit

Sipas parashikimeve, Shkodra do të jetë edhe nesër në prezencë reshjesh ndërkohë që të gjitha strukturat tona janë në terren për çdo problematikë.

Situata aktualisht është e qetë dhe po monitorohet nga punonjësit dhe specialistët e emergjencave civile të Bashkisë Shkodër.

You may also like