Lajmi i emërimit të një imami turk në Xhaminë e Madhe, gati për t’u hapur të enjten nën prezencën e Presidentit Erdogan, ka sjellë habi te një pjesë e komunitetit të besimtarëve myslimanë. Kjo pasi një rast i tillë nuk ka ndodhur më parë.
Advertisements
Pra, nuk ekziston precedenti i emërimit të një të huaji si imam në ndonjë xhami në Shqipëri.
Advertisements
Kjo as në vitet ‘90, kur ende nuk kishte kuadro të shkolluar për të drejtuar jetën fetare islame.
Por duket se kjo nuk do të ndodhë. Së paku, kështu lihet të kuptohet nga njoftimi zyrtar jo i KMSH-së por i Myftinisë së Tiranës, e cila drejtohet nga njeriu që i është besuar ceremonia e hapjes, Gazmend Teqja, njëherësh imam i Xhamisë Xhurra në Tiranë.
Advertisements
Dhe do jetë pikërisht ky emër që do drejtojë si imam xhaminë e re.
“Hapjen e xhamisë do ta nderojë gjithashtu edhe Myftiu i Tiranës, z. Gazment Teqja, si imami zyrtar i Xhamisë së Madhe të kryeqytetit, njëkohësisht dhe kreu i Fondacionit i cili do jetë autoriteti i vetëm administrues i këtij kompleksi”, thuhet në njoftimin zyrtar të Myftinisë së Tiranës.
Dhe në fakt do ishte njeriu i duhur për këtë detyrë, i dalluar në vite për drejtimin e xhamisë së Porcelanit, duke e shndërruar atë në një nga më masivet në Tiranë.
Kohë më parë, myftiu Teqja do ishte i ftuar dhe në Podcast-in e Ramës, në një bashkëbisedim me këtë të fundit. /tesheshi.com