Ka ndërruar jetë drejtuesi i autobotit që u aksidentua mbrëmjen e sotme në aksin nacional Lushnjë-Berat, në Kashtebardh. Burime bëjnë me dije se viktima është shtetasi Petro Piti.
Advertisements
Burime bëjnë me dije se ai po transportonte ma autobot karburant në momentin kur u përplas me një mjet bujqësor, zetor. Nga përplasja e fortë, autoboti përfundoi i përmbysur në një kanal kullues.
Advertisements
Shoferi mbeti i bllokuar në autobot dhe për minuta të tëra, banorët e zonës, efektivët e Policisë dhe zjarrfikësit u mundua ta nxirrnin, por fatkeqëlsisht e kanë nxjerrë nga mjeti pa shenja jete.
Ndërkohë, edhe zetori është shkatërruar totalisht, por fatmirësisht Arben Toska drejtuesi i zetorit është në gjendje të mirë sepse është hedhur nga mjeti bujqësor në momentin që ka ndodhur përplasja.
Advertisements
Të dy mjetet kanë qenë duke lëvizur në një drejtim. Dyshimet e para janë që drejtuesi i autobotit nuk e ka vënë re mjetin bujqësor dhe në tentativë për të shmangur përplasjen është përmbysur.