E rëndë/ Këngëtari i njohur u qëllua me armë, ndërron jetë një javë pas atentatit

by editor

Ditën e djeshme, këngëtari i njohur kubanez El Taiger, ka humbur jetën pas një atentati një javë më parë. Artisti 37-vjeçar, mori një plumb në kokë më datë 10 tetor, ndërsa një javë më vonë ai ndërroi jetë pasi plagët e marra ishin të rënda.

Advertisements

Lajmi për vdekjen e tij u konfirmua nga familja e tij, përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”

Advertisements

People shkruan se 37-vjeçari, u sulmua teksa ishte në makinë. Menjëherë pas ngjarjes, ai u dërgua në spital ku iu nënshtrua një operacioni.

“Ndërsa ky lajm është tronditës, ne inkurajojmë fansat e El Taiger të nderojnë kujtimin e tij. Dëgjoni muzikën e tij dhe kërceni. El Taiger ishte ndjenja e njerëzve dhe tani ne duhet ta mbajmë gjallë atë ndjenjë përmes muzikës dhe trashëgimisë së tij”.

Advertisements

Ndërkohë, policia po vijon hetimin për të zbardhur shkaqet e vdekjes së tij, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

El Taiger ishte i njohur për kontributin e tij në zhanrin Kubaton, një shkrirje e reggaeton dhe ritmeve tradicionale kubane.

Ai publikoi albumin e tij debutues, Taiger, në vitin 2016. Një vit më pas, ai u shfaq në kolonën zanore të filmit Fate of the Furious me këngën “La Habana”. Ai është gjithashtu, i njohur për këngët e tij “La Historia”, “El Papelito”, “Habla Matador” dhe “Rulay”.

You may also like