“Frenoi aq fort sa u ça asfalti”/ Aksidenti me autobot që i mori jetën 25 vjeçarit, dinamika e ngjarjes

by editor

Një autobot u përplas me një traktor mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Lushnje-Berat. Për pasojë, i vdekur mbeti shoferi i autobotit. 25 vjeçari Petro Piti u bllokua në mjetin e mbushur me naftë për rreth 1 orë, por fatkeqësisht nuk u mbijetoi dot plagëve të marra.

Advertisements

Dinamika e aksidentit

Advertisements

Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, drejtuesi i traktorit ishte duke pritur gruan për ta marrë me traktor, por nuk kishte ndezur asnjë sinjalistikë ndriçuese. Kur ka parë autobotin që po vinte me shpejtësi është hedhur nga mjeti. Viktima ka frenuar aq fort, sa është krijuar një e çarë e madhe në asfalt. Autoboti ka dalë nga rruga kryesore dhe është kthyer përmbys në tokat bujqësore duke marrë me vete dhe 100 m karrexhatë metalike anësore. Dyshohet se i riu e ka parë me vonesë traktorin prej errësirës dhe pavarësisht frenimit, nuk e shmangu dot përplasjen. Për gati një orë dhjetëra banorë të zonës, Policia e Lushnjes, zjarrfikës dhe një mjet bujqësor janë përpjekur të nxjerrin 25 vjeçarin nga autoboti. Në momentin që e kanë futur në ambulancë për ta dërguar në spitalin e Lushnjes, ai ka qenë pa shenja jete.

Këtë të Premte, Policia ka vënë në pranga shoferin e traktorit.

Advertisements

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për aksidentin rrugor të ndodhur në aksin “Lushnjë-Berat”, ku si pasojë e përplasjes së një mjeti bujqësor me një autobot të ngarkuar me lëndë hidrokarbure, humbi jetën drejtuesi i autobotit, shtetasi P. P., 25 vjeç, informojmë se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan drejtuesin e mjetit bujqësor, shtetasin: A. T., 41 vjeç, banues në fshatin Kashtbardhë, Lushnjë. Nga kryerja e testit të alkoolit, shtetasi A. T. rezultoi në masën 0.00 mg/l”, njoftojnë blutë.

Siç raportohet, aksi rrugor Lushnje-Berat është kthyer në një pikë të rrezikshme aksidentesh pasi mungon ndriçimi

You may also like