EMRAT/ Me armë dhe tritol në makinë! Identifikohet çifti shqiptar që u arrestua sot, 39-vjeçari i dënuar për drogë në Greqi dhe Shqipëri

by editor

Çifti shqiptar që u kap me armë dhe tritol në makinë në kryeqytetin grek, është identifikuar.

Advertisements

Burri është Armiol Rrasa nga fshati Gradishtë i Divjakës, ndërsa shqiptarja që ishte me të në makinë quhet Daniela Luari, 33 vjeç.

Advertisements

Në automjetin me të cilin udhëtonin u gjet një armë zjarri pistolete TT dhe një sasi lënde eksplozive tritol me dy ndezës.

Armiol Rrasa është person me precedentë penalë në Shqipëri dhe në Greqi.

Advertisements

Në Greqi është dënuar me burg për trafik droge në vitin 2008 dhe është liruar në vitin 2015.

Bashkë me të sot është arrestuar edhe partnerja e tij shqiptare, 33-vjeçare Daniela Luari.

Daniela Luari rezulton pa precedentë penale në Greqi. Ajo rezulton e ndaluar vetëm një herë për mungesë të lejes për shërbim.

Policia greke po vijon hetimet për veprimtarinë kriminale të çiftit shqiptar, ndërsa nuk dihet arsyeja e mbajtjes së armës dhe tritolit në makinë.

You may also like