Kompania ajrore “Air Albania” braktisi këtë të premte në aeroportin e Milanos dhjetëra pasagjerë shqiptarë me destinacion Tiranën.
Advertisements
Pasagjerët janë lënë për orë të tëra në pritje që avioni të nisej dhe në fund u është thënë se fluturimi do të anulohet.
Advertisements
Plot 2 orë pasagjerët janë lënë në avion dhe më pas i kanë zbritur duke i lënë në pistën e aeroportit.
Pasagjerë të këtij fluturimi kanë telefonuar në redaksinë e News24 ku kanë rrëfyer se si “Air Albania” i la në aeroport.
Pasagjerët treguan sagën e orëve të tëra pritje për t’u nisur nga Malpensa në drejtim të aeroportit “Nënë Tereza”.
Pasagjeri Sefedin Matraçi ka zbuluar se si kompania ajrore shqiptare i braktisi ata në aeroportin Malpensa.
Sefedin Matraçi, pasagjer:
“Avioni duhej të nisej në orën 16.50. Kur kemi mbërritur në aeroport nuk ishte hapur check-ini dhe askush nuk na përgjigjej. Pasi kemi qëndruar për orë të tëra në pritje, na thonë se do nisemi në orën 20.30. Por do niseshim jo me avionin e Air Albania, por me Turkish Airlines. Pasi kemi kalur në check-in, jemi futur në avion dhe na kanë lënë në pritje për më shumë se 2 orë. Piloti dhe stafi i avionit na thonin se nuk kishin leje nga kulla e kontrollit për t’u nisur. Kemi telefonuar sërish kompaninë dhe tha thanë që avioni nga Tirana nuk ka mbërritur pasi kishte turbulenca.
Por na gënjyen sepse punonjësit e aeroportit na njoftuan se kompania Air Albania nuk kishte paguar taksat aeroportuale. Dhe deri në datën 18 tetor nuk do të ketë fluturime në aeroportet e Italisë.
Kam 21 vjet që udhëtoj dhe s’më ka ndodhur asnjëherë. Këtu ka fëmijë, ka të moshuar. Jemi 50-60 pasagjerë.
Pasagjeri Romeo Gjergji: Kemi që në orën 2 që presim këtu. Jam i sëmurë, me diabet, me zemër. Askush nuk merr asgjë përsipër. Ne po qëndrojmë në aeroport. Nuk na sqaron njeri. Na sollën policinë në avion sikur të ishim kriminelë.
Advertisements
Pasagjerja: Ju lutem na bëni dërman, ka fëmijë që janë nga 8 muajsh këtu. Kemi ngelur jashtë, na jepni zgjidhje ju lutem, jemi shumë të lodhur
Kompania ajrore “Air Albania” është në pronësi të qeverisë shqiptare dhe me aksioner biznesmenin, Sinan Idrizi.