Anulimi i fluturimit nga Milano, reagon “Air Albania”: U detyruam pas një problemi teknik! Pasagjerët u trajtuan në përputhshmëri me të drejtat e tyre! Fluturojnë sot për në Tiranë

by editor

Kompania ajrore “Air Albania” ka reaguar pas anulimit të fluturimit Milano-Tiranë, i planifikuar pasditen e djeshme në orën 16.50, ku dhjetëra pasagjerë shqiptarë u lanë në aeroport

Advertisements

“Air Albania” sqaron se anulimi u fluturimit erdhi për shkak të një problemi teknik, por thekson se pasagjerët u janë trajtuar në përputhshmeri me të drejtat e tyre.

Advertisements

“Pas një problemi teknik dhe duke pasur në fokus sigurinë e pasagjerëve ne u detyruam të anullojmë fluturimin”, thuhet në njoftim.

Kompania ajore thekson se pasagjerët janë mbajtur të informuar nga stafi i Air Albania dhe do të fluturojnë ditën e sotme nga Milano në Tiranë.

Advertisements

Deklarata e plotë:

Në përgjigje të publikimit në një media të një situate anullimi e cila ka ndodhur për shkaqe teknike në fushen e aviacionit, gjejmë rastin të sqarojmë publikun se pasagjerët tanë të fluturimit ZB2004 nga Milano në Tiranë në datën 11 Tetor, janë trajtuar në përputhshmeri me të drejtat e pasagjerëve, Rregullorja (EC) 261/2004.

Pas një problemi teknik dhe duke pasur në fokus sigurinë e pasagjerëve ne u detyruam të anullojmë fluturimin. Pasagjerët janë mbajtur të informuar nga stafi i Air Albania dhe gjithashtu do të fluturojnë ditën e sotme nga Milano në Tiranë.

Air Albania garanton në nivel maksimal sigurinë në avionët dhe udhëtimet tona.

Skuadra të dedikuara ekspertësh monitorojnë operacionet 24/7.

You may also like