Një 25 vjeçar është arrestuar këtë të diel në fier. Ky person, me inicialet I.B. dhe banues në Laç, akuzohet se prej 5 muajsh ka përndjekur, ka ushtruar dhunë fizike si dhe ka kërcënuar me jetë një 31-vjeçare.
Advertisements
Sipas informacioneve të ardhura nga policia në momentin e ndalimit, gjatë kontrollit në automjet shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një send në dukje armë zjarri pistolet.
Advertisements
Njoftimi i policisë:
Në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Vlorë u bë e mundur lokalizimi, kapja dhe shoqërimi për në Komisariatin e Policisë Fier e shtetasit I.B, 25 vjeç, banues në Laç.
Advertisements
Në momentin e ndalimit, gjatë kontrollit në automjet shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një send në dukje armë zjarri pistoletë, e cila do dërgohet në Institutin e Policisë Shkencore për ekspertim për të përcaktuar llojin e saj.
Nga hetimet paraprake rezultoi se 25-vjeçari për një periudhë 5 mujore e ka përndjekur, dhunuar e kanosur këtë shtetase.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme