‘Kishte shenja rreth qafës’! Detaje të reja nga vd*ekja e 12-vjeçari në Tiranë

by editor

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Tiranë, ku një 12-vjeçar ndërroi jetë në QSUT.

Advertisements

Teksa ende nuk dihet shkaku i vdekjes së të miturit, mësohet se ai është dërguar në spital në gjendje të rëndë.

Advertisements

Policia njoftoi se pavarësisht ndihmës mjekësore, ai nuk mundi të mbijetonte. Nga ana tjetër, mjekët deklarojnë se ai ka shkuar në spital pa shenja jete.

Pas kësaj, mësohet se djali i mitur është gjetur në dhomë nga familjarët në gjendje të fikëti.

Advertisements

Paraprakisht dyshohet se bëhet fjalë për një vetëvrasje, pasi fëmija ka pasur edhe shenja rreth qafës, por ekspertët dhe prokurorët do jenë ata që do përcaktojnë pas ekzaminimeve shkaqet e vdekjes në mënyrë shkencore me ekspertizë mjeko-ligjore.

Në pyetje do merren edhe familjarët e të miturit.

You may also like