Një 36-vjeçare u shfaq dje e veshur me fustanin e nusërisë në studion e “Pa Filtra”. Ajo tregoi se para 2 javësh u martua me 1 djalë që e donte shumë, por i habiti të gjithë kur tha se donte që të ndahej.
Advertisements
Arsyeja? Briselda është martuar me një burrë më të vogël se ajo dhe si pasojë është paragjykuar shumë. Ajo shprehet se ka marrë paragjykime dhe mallkime të tipit ‘të vdektë djali, të vdektë burri’, dhe nuk i përballon dot. Nusja nga Mallakastra tha se ka një djalë 9 vjeç nga një martesë tjetër, e nuk e duron dot që t’i mallkojnë fëmijën. Ndërkohë opinionistët e “Pa Filtra” i thanë që nuk duhet për shkak të këtyre paragjykimeve, pasi burri e ka pranuar faktin se ajo është më e madhe dhe ka një fëmijë.
Advertisements
“Jam Briselda nga Mallakastra. Jam martuar para 2 javësh me një djalë që e dua shumë. Jam 36 vjeçe dhe kam ardhur sot këtu se dua të ndahem nga burri. E kam marrë me dashuri, të dy duhemi shumë. Por opinioni publik, komentet negative, më kanë sulmuar shumë, unë personalisht nuk e përballoj dot më.
Unë kam jetuar në Amerikë dhe atje nuk ka paragjykime, por këtu në Shqipëri po has shumë paragjykime, jashtëzakonisht shumë. Paragjykimet janë se ai është më i vogël se unë. Kanë arritur deri aty sa thonë ‘të vdektë djali, të vdektë burri’. Jam aq e trishtuar. Këtë gëzim të madh ma kanë kthyer në trishtim shumë të madh në jetën time.
Advertisements
Kam një djalë, një mrekulli, 9 vjeç. Kam qenë e martuar më përpara me një doktor, ai ishte më i madh se unë, por unë mendoj se dashuria nuk pyet për moshën, për ngjyrën. Kur do mësohen shqiptarët se njerëzit kanë jetën e tyre dhe lëri të lirë të jetojnë si të duan ata. Si mund t’a mallkosh një njeri nga fëmija.
Unë jam nënë, e në momentin që të prekin nga fëmija, unë për atë fëmijë jetoj. Burri më do, ishte ai që më mbushi mendjen se unë nuk doja. Ngaqë ishte kjo diferenca e moshës, unë thoja se do kemi paragjykime në Shqipëri, do na flasin, do na komentojnë. Por ai thoshte se për të nuk kishin rëndësi fare”, tregoi 36-vjeçarja. Kjo e fundit tregoi se në dasmën e saj nuk i kishin shkuar shumë persona të afërt pikërisht se ajo ishte më e madhe se dhëndri. Sipas saj, ata i kanë thënë se ‘ajo i ka turpëruar’.