Vuçiç provokon sërish, nxjerr nga xhepi flamurin e bashkuar të Rusisë dhe Serbisë në ndeshjen me Zvicrën

by editor

Presidenti Aleksandër Vuçiç ka marrë vëmendjen me një veprim teksa ndiqte ndeshjen e Serbisë me Zvicrën në Leskoc, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Advertisements

Serbia fitoi 2:0, duke arritur triumfin e parë në këtë edicion të kësaj gare. Në një video të publikuar nga politikani serb Nikolla Sanduloviç, presidenti Vuçiç e feston fitoren me një gjest të komentuar si anti-perëndimor dhe provokues.

Advertisements

I shoqëruar nga presidenti i Republikës Srpska, Millorad Dodik, Vuçiç nxjerr nga xhepi flamujt e bashkuar të Serbisë dhe Rusisë, në ndeshjen ku luanin edhe shqiptarë.

Në një postim në X, politikani serb shkruan se “Vuçiç po luan me Evropën dhe Amerikën, me gënjeshtra dhe premtime të pavërteta”. Vuçiç, thotë ai, do të jetë gjithmonë një “pasardhës rus dhe bashkëpunëtor besnik i tyre”, ndërsa shton se Perëndimi “ende nuk e kupton ndikimin rus në Serbi”.

Advertisements

“Nuk e di se çfarë duhet të bëjë më shumë diktatori serb Aleksandar Vuçiç që Evropa dhe Amerika të kuptojnë se ai po luan me ta në gënjeshtrat dhe premtimet e pafundme që u jep, duke blerë kështu kohë për përballjen përfundimtare me ta! Ai ishte, mbeti dhe do të jetë përgjithmonë një pasardhës rus dhe bashkëpunëtor besnik i tyre! Në ndeshjen e futbollit ndërmjet Serbisë dhe Zvicrës, në shoqërinë e agjentit të Putinit, Milorad Dodik, Aleksandar Vuçiç nxori nga xhepi dhe shpalosi flamujt e kombinuar të Serbisë dhe Rusisë!

Një mesazh i qartë për popullsinë e Serbisë se si të interpretohen lëvizjet e tij të fundit politike: “Ne ishim dhe do të jemi aleatët e Rusisë, sidomos tani që po përpiqemi të jemi kali “i Trojës” i Rusisë në Perëndim”! Perëndimi ende nuk e kupton thellësinë e ndikimit rus në Serbi dhe se vendimet formale nuk do të thonë asgjë për politikën që është thellësisht e sinkronizuar me Kremlinin. Të gjitha lëvizjet e fundit politike (blerja e avionëve Rafal, “mesazhet evropiane”, litiumi..) janë të koordinuara me Moskën, ku nënkryetarët e qeverisë serbe patën takime të gjata me lidershipin më të lartë të Rusisë (Putin, Reshetnikov, Shoigu, Denis Manturov) para çdo vendimi dhe mesazhi politik “properëndimor” të marrë nga Aleksandar Vuçiç. Tani, pas takimeve me administratën amerikane, Vuçiç valëvit flamurin rus me mesazhin: “Nuk do të më shihni kurrë duke valëvitur flamurin europian apo amerikan”, shkruan politikani.

You may also like