Janë dorëzuar në policinë e Tiranës motrat Antonela dhe Mariela Berisha, të shpallura në kërkim nga policia për dhunën ndaj Klea Prengës.
Advertisements
Motrat Berisha raportohet se kishin qëndruar për një kohë në Dubai, duke reaguar herë pas here mbi ngjarjen e rëndë.
Advertisements
Ato janë dorëzuar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, teksa në qeli është mbajtur vetëm Mariela Berisha, ndërsa Antonela është me masën “detyrim paraqitje”.
Klea Prenga u dhunua barbarisht nga motrat Berishaj teksa ishte duke darkuar në një restorant në kryeqytet mbrëmjen e 6 gushtit 2024.
Advertisements
Teksa ishte duke darkuar, motrat Berisha e kanë goditur me sende të forta, shishe qelqi, duke i shkaktuar dëmtime të konsiderueshme dhe çarje në fytyrë.
Dy motrat, Antonela dhe Mariela Berishaj akuzohen për plagosje të rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim dhe rrezikojnë burg deri në 10 vjet. Fillimisht u dyshua se ato ishin larguar nga Shqipëria për në Dubai.
Shkak i dhunimit të Klea Prengës, dyshohet se është bërë lidhja e saj me ish-të dashurin e Mariela Berishës.
Njoftimi i Policisë:
Në vijim të njoftimit të dhënë më datë 09.08.2024, ku në një lokal te Kodra e Diellit, shtetaset A. B. dhe M. B. (motra) kanë goditur me shishe qelqi në fytyrë shtetasen K. P., ju njoftojmë se:
Sot më datë 16.10.2024, rreth orës 19:00, këto dy shtetase janë vetëdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.
Në vijim të veprimeve u bë ekzekutimi i vendimit penal të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e cila ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, në mungesë, ndaj shtetases M. B., dhe masën e sigurimit “Detyrimi për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore” ndaj shtetases A. B.
Materialet i kaluan Prokurorisë.