Ish-ylli i One Direction, Liam Payne është gjetur i vdekur jashtë një hoteli në Buenos Aires.
Advertisements
Këngëtari 31-vjeçar raportohet se ka rënë nga ballkoni i katit të tretë, sipas policisë argjentinase.
Advertisements
Sipas deklaratës, policia ishte telefonuar nga një punonjës i hotelit se „për një burrë i cili ishte nën efektin e alkoolit dhe drogës“.
Menaxheri i hotelit ka deklaruar se dëgjoi një zhurmë të madhe dhe kur policia mbërriti në vendngjarje e gjetën këngëtarin të vdekur.
Advertisements
Policia raportohet se ishte telefonuar nga një punonjës i hotelit duke i kërkuar ndihmë për një klient të alkoolizuar.
Punonjësi ishte shprehur se këngëtari „ka shkatërruar dhomën, duhet të dërgoni dikë“, duke shtuar se jeta e klientit të tyre në hotel ishte e rrezikuar pasi dhoma e tij kishte ballkon.
Raportohet se trupi i pajetë i yllit botëror u dërgua në morg, ndërsa fansat zemërthyer u mblodhën jashtë hotelit duke qarë.
Këngëtari fitoi famë globale si pjesë e grupit të One Direction, së bashku me Harry Styles, Zayn Malik, Niall Horan dhe Louis Tomlinson.
Liam Payne ka një djalë, Bear, me ish-parteren e tij, këngëtaren britanike, Cheryl, i cili erdhi në jetë në vitin 2017.