Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, ka pranuar se nuk ka mundur të mbyllë sytë pas humbjes së kombëtares së tij ndaj Serbisë me shifrat 2-0.
Advertisements
Për këtë gjë, mesfushori me origjinë shqiptare, ka folur para kamerave vetëm tre ditë më vonë. Në një intervistë për televisionin zviceran “RTS”, Xhaka ka pranuar hapur para ndeshjes me danezët në Kopenhagen, e cila përfundoi në barazim 2:2, se kishte kohë që nuk përjetonte kaq shumë një humbje.
Advertisements
“Të jem i sinqertë, nuk kam fjetur deri në tetë të mëngjesit…”, tha Xhaka duke mbledhur forcat për të shpjeguar se çfarë ndodhi me Zvicrën në Ligën e Kombeve, që u konsiderua një aventurë e dështuar.
“Ishte një lojë shumë emocionuese, sido që të jetë unë gjithmonë kam probleme me gjumin pas ndeshjes, veçanërisht nëse është humbje… Unë normalisht jam shumë autokritik, shikoj se çfarë kam bërë mirë dhe çfarë jo,” – shpjegoi Xhaka.
Advertisements