Ndonëse nuk dihet ende se çfarë veprimesh do të ndërmarrë opozita, nga ana e Kuvendit dhe institucioneve të rendit janë marrë të gjitha masat. Në oborrin e parlamentit kanë mbërritur dy furgonë policie me efektivë si dhe një zjarrfikëse.
Advertisements
Ndërkohë që efektivët e policisë janë pajisur me fikëse zjarri.
Advertisements
Pak orë para seancës parlamentare, PD ka mbledhur grupin parlamentar. Gazetari Osman Stafa raportoi për “BalkanWeb” se grupi parlamentar i PD është mbledhur rreth orës 8:30 dhe më pas do t’i drejtohet Kuvendit, ku opozita ka paralajmëruar mosbindje civile.
Nga ana tjetër deputetët e Partisë Socialiste kanë nisur të mbërrijnë në Kuvend rreth 90 minuta para seancës.
Advertisements
Sot Garda ka shtuar masat para institucionit dhe ka vendosur një gardh metalik në hyrje të parlamentit. Dy javë më parë deputetët e opozitës tentuan të hynin në parlament dhe u përplasën me punonjësit e Gardës, por edhe kolegët e tyre socialistë.