Shehaj sulmon Ramën: Me kampin e emigrantëve bleu heshtjen e BE, ndaj u hapën negociatat!

by editor

Deputeti Agron Shehaj është shprehur në Kuvend se Eduart Shalsi dhe Edi Rama e dinë shumë mirë pse po proteston opozita.

Advertisements

Shehaj tha se Rama me kampin e emigrantëve bleu heshtjen e BE, ndaj u hapën negociatat.

Advertisements

“Kush e ka katandisur opozitën kështu? Që mazhoranca të mburret se si e ka katandisur opozitës, kjo mund të ndodhë vetëm në Shqipëri. Shalsi dhe Rama e dinë shumë mirë përse ne protestojmë.

BE ju mbajti 10 vite në pritje se nuk po bënit mjaftueshëm në luftën kundër korrupsionit. Me kampin e emigrantëve bletë heshtjen e BE, ndaj u hapën negociatat.”-u shpreh deputeti Shehaj.

Advertisements

You may also like