Një shqiptar është arrestuar në Parma të Italisë pasi u kap me 14 kg kokainë.
Advertisements
Lënda narkotike, e cila kishte një vlerë të estimuar mbi 1 milion euro në treg, ishte fshehur me kujdes në një automjet që ai po transportonte.
Advertisements
Arrestimi u realizua gjatë një patrulle të zakonshme nga policia në autostradën A1, pranë Fidenzës.
Gjatë kontrollit të automjetit, hetuesit realizuan një inspektim të thelluar të shasisë së mjetit, duke ndjekur procedurat standarde për të identifikuar lëndët narkotike të fshehura.
Advertisements
Përmes këtij kontrolli, ata zbuluan dallime strukturore në bagazhin e automjetit, ku ishte krijuar një “fund i rremë.” Në këtë hapësirë të fshehur, u gjetën 12 blloqe kokainë, të cilat ishin paketuar për t’u shpërndarë në treg.
Ky operacion, sipas autoriteteve tregon angazhimin e forcave italiane të rendit në luftën kundër trafikut të drogës dhe rëndësinë e kontrolleve të rregullta për identifikimin e aktiviteteve kriminale.