Ish-prokurori Besnik Muçi e ka quajtur një “show të panevojshëm” arrestimin e Ilir Metës në formën që u bë.
I ftuar në një program televiziv Muçi tha se arrestimi i ish-presidentit i bërë këtë të hënë, mund të ishte menaxhuar ndryshe, pasi sipas tij, Meta nuk kishte rrezikshmëri shoqërore që do tentonte të largohej nga policia.
Advertisements
“Plani operacional i policisë bëhet në varësi të personave për të cilët është vënë masa e sigurimit. Nëse kemi një person me rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore. Policia bën një plan operacional shumë të detajuar dhe merr masa, apo trupa operacional të përgatitur që të reagojnë në çdo lloj forme.
Advertisements
Ne kemi bërë edhe arrestim në tunelin e Kalimashit se e tillë ishte rrezikshmëria. Tani a ishte zoti meta me rrezikshmëri shoqërore të tillë që ti shmangej policisë, të largohej. Unë gjykoj që jo. unë mendoj se mund t’u shmangej qytetarëve ky “show” i panevojshëm”,-tha Muçi.