Edvin Kulluri komentoi përveç arrestimit të Metës edhe atë të ish deputetit të PS-së, Jurgis Çyrbja. Sipas tij ajo që ka bërë Çyrbja duke strehuar një vrasës është një nga gjërat më të rënda këto 34 vite.
Advertisements
“Nuk është instrument i qeverisë. Ka mbështetjen e opinionit publik dhe mbështetjen e partnerit ndërkombëtar.
Advertisements
Politikisht njeriu përgjegjësi për korrupsionin galopant është kryeministri. Ai e di shumë mirë për Çyrbjen. Çdo drejtues politik vendos kritere. Çyrbja nuk ka ngrënë as një dardhë. Si guxon një deputet dhe fsheh një njeri që akuzohet për vrasje? Si arrin ky elita e kombit bën këtë gjë? Gjëja më e rëndë në këto 34 vite, si kulturë e shpifur politike është e Çyrbjes me Hajrin”, tha Kulluri në ‘5 Pyetjet’.