Makina del nga rruga në Vlorë-Fier, shoferi përfundon në spital

by editor

Një aksident është shënuar mesditën e së martës në autostradën Vlorë – Fier, pranë zonës së fshatit Panaja.

Advertisements

Mjeti tip BMW që ishte duke udhëtuar nga Vlora në drejtim të Fierit ka dalë nga rruga duke përfunduar jashtë trafikndarëses.

Advertisements

Nga aksidenti ka dëme të shumta në makinë dhe lëndine të lehta për drejtuesin e mjetit, i cili u shoqërua me ambulancë në drejtim të spitalit rajonal të Vlorës, për të marrë ndihmën mjekësore.

Ndërkohë që policia mbërriti në vendin e ngjarjes për të bërë hetimet dhe përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Advertisements

You may also like