“Babi na rreh”/ Tentoi të hidhej në Bunë me 4 fëmijët, 27-vjeçarja rrëfen dhu*nën e bashkëshortit: Më përndjek dhe…

by editor

E reja, e cila tentoi që të hidhej në Bunë së bashku me 4 fëmijët e saj më 17 Korrik, ka rrëfyer dhunën e bashkëshortit. Në emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti, 27-vjeçarja rrëfeu se i shoqi, Ajet Isufi, e ka dhunuar së bashku me fëmijët e tyre.

Advertisements

“Kur e kam menduar atë gjë që po bëja i thashë vetes ‘të raftë pika, mendo për këta të 4 se s’kanë faj’. Pse të hidhesha kot në ujë, kur ai bën dasmë nëse më ndodh gjë. I thashë vetes jeto edhe ti, se Zoti do të bëjë mirë. I ka rrahur fëmijët, vajzën e ka goditur me karikues telefoni.

Advertisements

Çdo herë shkoja vonë në shtëpi pas pune, fëmijët thoshin babi na ka rrahur të 4 fëmijët. Balta është hedhur mbi mua, ai për çfarë ka folur asnjë nuk është e vërtetë. E kam provokuar në adresë me false me emër të asaj ‘pse si thua Xhoanës se është fëmija yt’. Më kthente përgjigje ‘çfarë i duhet asaj, unë të dua ty, do të jemi bashkë, do të përgjigjem për fëmijën që kemi bashkë’. Nuk ka shanse të bëhem më kurrë me të, s’ka shans. Në dhe’ të hyjë ishalla, para vaktit. Është munduar të mbulojë fytyrën e vet, vjen si laper tek puna, më sjell të tjerë aty. Më ka dalë edhe tek Bashkia, më ka kërcënuar edhe me shenja gishtash. Kam kërkuar urdhër mbrojtje, por s’ma dha gjykata, më tha duhet foto e tij. E di se çfarë kam hequr, për ata fëmijë kam dhënë shpirtin, jam kthyer për hatër të fëmijëve.

I thosha djalit “Mam bën të njëjtën gjë”, më thoshte “Edhe këtë herë”,”- tregoi 27-vjeçarja.

Advertisements

You may also like