Sherr mes dy të moshuarave, përfundon në spital njëra prej tyre

by editor

Një konflikt ka ndodhur mes dy të moshuarave në Bilisht.

Advertisements

Raportohet se njëra prej tyre dyshohet se i ka hedhur solucion në sy tjetrës.

Advertisements

Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa burime të sigurta raportojnë se e dëmtuara është dërguar në spitalin e Korçës për të marrë ndihmë mjekësore.

65-vjeçarja, e cila është shoqëruar në komisariatin e Devollit, thuhet se ka probleme të shëndetit mendor dhe aktualisht po merret në pyetje nga ana e policisë lidhur me ngjarjen.

Advertisements

You may also like