DASHI
Advertisements
Do të merrni një provë vlerësimi e simpatie, që e keni merituar plotësisht. Yjet do të bëjnë gjithçka për të mos ju mërzitur, duke ju ofruar mundësi të shumta argëtimi.
Advertisements
DEMI
Do të arrini të dominoni mbi emocionet tuaja e do të sqaroni një keqkuptim. Marrëdhënia juaj me partnerin kërkon më shumë përkushtim dhe ëmbëlsi, kështu që mos u frenoni për të qenë të lumtur.
Advertisements
BINJAKET
Do të jetë një ditë pozitive, ku dhe dyshimet e zakonshme do të largohen nga raportet tuaja më të ngushta. Të favorizuar do të jenë më të rinjtë të cilët do të jenë të përkëdhelur nga yjet në raportet afektive.
GAFORRJA
Me favorin e Hënës e Marsit, do të demonstroni një logjikë dhe një kthjelltësi të ideve thelbësore. Një dashuri e re mund të lindë nga një njohje për arsye pune, por mos ëndërroni shumë.
LUANI
Do të jetë mirë që ti lironi energjitë tuaja duke u marrë me sport në mënyrë për të evituar polemikat. Përfitoni sot për tu shfaqur të pa rezistueshëm përballë personit që doni.
VIRGJERESHA
Pranojeni faljen e atyre personave që nuk kanë besuar tek ju e mos përfitoni për ti lënduar. Në lidhje me partnerin dedikojini më shumë kohë e vëmendje e mos u përpiqni të justifikoheni, sepse do ti përkeqësonit gjërat.
PESHORJA
Mundohuni të mos këmbëngulni për disa gjëra vetëm nga krenaria. Do ju duhet të hiqni dorë nga njëra prej kërkesave tuaja, që partneri pavarësisht vullnetit të mirë nuk mund t’jua plotësojë.
AKREPI
Mos u mundoni të bëni çdo gjë vetëm. Edhe në gjërat më të vogla mund të kërkoni ndihmën e dikujt. Kështu do të lodheni më pak, e nuk do të ofendoni atë që ju ofron ndihmën e vet.
SHIGJETARI
Sot do të keni mundësi mjaft të mira për të zgjeruar rrethin e shoqërisë suaj. Yjet do ju dhurojnë mjaft shanse për të përfunduar planet tuaja dhe një jetë të qetë krah partnerit.
BRICJAPI
Reagoni ndaj kritikave e vini në lëvizje kreativitetin tuaj që sot do të jetë në maksimum. Cilësitë tuaj do të njihen e do të vlerësohen por që përsëri do ndjeheni të parealizuar plotësisht në karrierën tuaj.
UJORI
Do të jeni të favorizuar në të gjitha aspektet e komunikimit, që nga provimet e deri tek prezantimi i bizneseve. Organizoni mirë agjendën tuaj e qëndrojini asaj në mënyrë rigoroze, sepse do të jetë një ditë nga e cila mund të përfitoni.
PESHQIT
Sot do të reagoni ndaj të gjithë atyre që do të tentojnë t’ju kundërshtojnë. Nëse do ju duhet të kërkoni falje për diçka, përfitoni nga dita e sotme, në të cilën partneri është i gatshëm për të mbyllur njërin sy.