Debatet dhe ndarjet mes shqiptarëve të Kosovës dhe shqiptarëve të Shqipërisë në BBVK kanë qenë të pranishme që në ditën e parë. Situata ka qenë e tensionuar mes banorëve, të cilët kanë debatuar me njëri-tjetrin për gjuhën dhe flamurin. Pamjet janë transmetuar mbrëmë gjatë spektaklit dhe kanë sjellë reagim të ashpër të opinionistëve dhe moderatorëve.
Advertisements
Alaudin Hamiti u revoltua me këto ndarje duke iu kthyer banorëve me fjalët:
Advertisements
“A dini çfarë po më dukeni? Ju e keni vetëm për vota. As nuk jua ndien a jeni shqiptarë të Kosovës, a jeni shqiptarë të Shqipërisë. Po e shfrytëzoni patriotizmin si shumë hipokritë, të cilët duan të marrin vota.”
Edhe pas diskutimeve të shumta në studio, banorët duket se nuk e gjetën gjuhën e përbashkët.
Advertisements