Detaje janë zbuluar nga ngjarja në Maliq ku një 25-vjeçare kishte nisur lidhje jashtëmartesore me pronarin e stallës ku ishte punësuar së bashku me bashkëshortin e saj.
Advertisements
Por, synimet e pronarit të stallës dyshohet se ishin djallëzore, pasi 37-vjeçari synonte që të shfrytëzonte nënën e dy fëmijëve për prostitucion.
Advertisements
Sipas policisë, 25-vjeçarja dhe i shoqi u punësuan nga 37-vjeçari në stallën e tij në fshatin Petrushë. Por, e reja kishte nisur lidhje jashtëmartesore me pronarin, kushërinjtë e të cilit e kishte shfrytëzuar për prostitucion në Athinë.
Raportohet se 25-vjeçarja ishte prostituar nga dy kushërinj të pronarit të stallës për një periudhë 6 mujore.
Advertisements
Pas kthimit në Shqipëri, ajo ishte punësuar në stallën e kushëririt të tutorëve të saj, së bashku me bashkëshortin.
Nisur nga ky fakt, dhe marrjen në pyetje të nënës se dy fëmijëve, bashkëshortit të saj dhe pronarit të stallës, dyshohet se lidhja jashtë martesore kishte për qëllim prostituimin e 25-vjeçares.
Krahas procedimit për veprën penale të “dëmtimeve të tjera me dashje”, çështja i ka kaluar për hetime të mëtejshme seksionit të trafiqeve në DVP Korçë për zbardhjen e plotë të rastit.