Zëvendës-sherifi i qarkut San Bernardino në Kaliforni, ka arritur që në sekondën e fundit të shpëtojë një fëmijë nga përplasja e trenit. Michael Castaneda tha se në momentin që pa që një makinë kishte ngecur në shinat e trenit e dinte se diçka nuk shkonte dhe reagoi me shpejtësi.
Advertisements
Një video amatore e realizuar me telefon nga dëshmitarët duket momenti kur Castanadan në një rrugë gurore në Redlands nxjerrë nga makina një fëmijë teksa treni po afrohej drejt mjetit. Nga raportimet mësohet se shoferja kishte arritur të nxirrte nga mjeti vetën njërin fëmijë.
Advertisements
Castaneda pa atë që po kthehej në mjet për të nxjerrë diçka dhe reagoi me shpejtësi. Ai ia doli të nxirrte nga mjeti shëndoshë e mirë të voglin. Ngjarja ishte një shpëtim në sekondat e fundit pasi me një herë shihet se treni merr para mjetin sapo zv.sherifi nxjerr të miturin nga makina.
Advertisements