Pensionistët në protestë, Arlind Qori: E gozhduat Ramën! Ju jeni shpresa që ka Shqipëria

by editor

Protesta e dytë përpara Kryeministrisë. Pensionistët kërkojnë rritjen që meritojnë. “Mjaft më! Tre mandate gënjeshtra dhe mashtrime nga Edi Rama” shprehen ata.

Advertisements

“Pas pak ditësh buka do të rritet me 15%” tha Arlind Qori që ka ngritur pensionistët në protestë.

Advertisements

“Qeveria e Ramës justifikohet se për ju nuk ka para, ndërsa mburret se PBB është dyfishuar këto 11 vite. Atëherë pensionet tuaja duhet të ishin dyfishuar.

Kjo qeveri i bëri rrogat e deputetëve i bëri 3.5 milionë, dyfishoi rrogat e ministrave, kryeministrit dhe Presidentit.

Advertisements

Ju me këtë protestë dhe me ato që të vazhdoni e keni gozhduar Edi Ramën, që nuk ka qenë më shumë në vështirësi se në ato të protestave në vitin 2018.

Për ditë ka lëshuar deputetë, ministra, kryetarë bashkie dhe patronazhistë. Ju keni arritur ta shqetësoni Edi Ramën. Mos u ndalni” tha Qori.

You may also like