Rritet numri i viktimave nga përmbytjet katastrofike që kanë pushtuar Spanjën juglindore ditët e fundit.
Advertisements
Sipas shifrave të përditësuara numri i të vdekurve ka shkuar në 51 nga 13 që ishte, raporton BBC.
Advertisements
Ndërkohë mediat në Spanjë kanë publikuar pamje nga vendi i përmbytur dhe nga një aksioni i ekipeve shpëtuese në terren.
Vendi është goditur nga reshje të dendura shiu dhe stuhi breshërie, duke shkaktuar përmbytje të shpejta në shumë rajone.
Përpjekjet e ekip[eve të shpëtimit janë duke u zhvilluar dhe presidenti i rajonit të Valencias, Carlós Mazón, tha se është “e pamundur” të vendoset një numër i saktë i numrit përfundimtar të viktimave në këtë fazë.
Pamjet e publikuara në mediat sociale tregojnë përmbytjet që shkaktojnë kaos, rrëzojnë ura dhe zvarritin makinat nëpër rrugë.