SHKODER – Masaker ne Shkoder. Si pasje e te shtenave me arme ka mbetur viktimë Hamza Lici, vëllai i Ibrahim Licit, ndersa makina ku ai ndodhej goditi motorin e dy kalimtareve ku gruaja vdiq dhe burri u plagos rende.
Advertisements
Të plagosur rëndë mesohet se jane Arlind Bushati, djali Xhemal Bushatit, ish-kandidati i PD për kryebashkiak dhe bashkëshorti i kalimtares që humbi jetën nga plumbat.
Advertisements
NJOFTIMI I POLICISE:
Shkodër/Informacion paraprak
Advertisements
Rreth orës 15:50, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, në Dobraç, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip Benz, në lëvizje, me të cilin qarkullonin shtetasit H. L. dhe A. B.
Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën shtetasi H. L., dhe është plagosur rëndë shtetasi A. B.
Automjeti që udhëtonin shtetasit H.L dhe A.B, dyshohet ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka përplasur një motoçikletë që udhëtonte shtetasi B.B dhe bashkëshortja e tij shtetasja F.B, ku si pasojë e përplasjes së automjetit me motomjetin ka ndërruar jetë shtetasja F.B dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital shtetasi B.B
Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të shumta të Policisë dhe Forca Kombëtare e Sigurisë Njësia Shkodër, si dhe janë nisur në ndihmë 2 grupe të Repartit Special “RENEA”.
Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Po në ndihmë të grupit hetimor është nisur dhe Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale me një grup specialistësh të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Rënda
Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollet në terren dhe në ambiente të ndryshme, si dhe kanë ngritur pika kontrolli, për të bërë të mundur kapjen e autorëve.
Si ka ndodhur ngjarja
Dy automjete dyshohet se i kanë zënë në pritë Hamza Licit, vëllait te Ibrahim Licit, një personazh i njohur në botën e krimit ne Shkoder e jo vetem.
Mes dy grupeve pati shkëmbim zjarri, duke prekur edhe kalimtaret, ndërsa Lici nuk mundi t’u mbijetojë plagëve.
Lici ka qenë duke lëvizur me një mjet S Class me targa kroate i cili pasi eshte qelluar me bresheri armesh eshte perplasur me murin anesor te rruges tek “5 heronjte” ne Shkoder.
Dy të vrarë e dy te plagosur në Shkodër, mes tyre vëllai i Ibrahim Licit, dalin dy emrat e parë Dy persona te vrare, dhe dy te plagosur ky eshte bilanci i rende i ngjarjes se rende te ndodhur diten e sotme ne Shkoder.
Mes te prekurve mesohet se jane edhe nje cift kalimtaresh qe nuk kishin lidhje mes grupeve rivale. Gruaja ka vdekur ndersa i shoqi eshte plagosur rende.
Nga atentati me arme, dy persona gjeten vdekjen ne vend dhe dy te tjere u plagosen per tu derguar ne spital, por rruges nuk arriten te mbijetojne.
Hamza Lici i vdekur dhe Arlind Bushati i plagosur rende raportohet se kane qene objektiv i atentatit te ndodhur diten e sotme ne Shkoder.
Hamza Lici eshte vellai i Ibrahim Licit, personazh i njohur ne Shkoder.
Ibrahim Lici eshte akuzuar ne Shkoder vec te tjerash edhe per vrasjen e Endri Mustafes.
Lici dhe Bushati kane qene ne mjetin tip Benz me targa kroate qe pas atentatit me bresheri plumbash eshte perplasur me murin.
Zona ku ndodhi krimi eshte e njohur per perplasjet mes grupeve rivale nderkohe qe pak kohe me pare, policia hoqi me dhjetera kamera vezhgimi qe mendohet se perdoreshin nga bandat per te vezhguar hapesiren publike dhe kundershtaret ne qytet.
Si pasoje e bresherive te derdhura nga persona qe leviznin nga nje makine tjeter plumbat preken edhe nje grua kalimtare qe humbi jeten dhe bashkeshortin e saj qe mbeti i plagosur.
Lajm ne perditesim – Masakër në Shkodër nga shkëmbimi i zjarrit mes dy automjeteve
UPDATE – LAJM NE PERDITESIM, REFRESHONI FAQEN PER INFORMACIONET E REJA
Hamza Lici i vdekur dhe Arlind Bushati, i plagosur, raportohet se kane qene objektiv i atentatit te ndodhur diten e sotme ne Shkoder.
Hamza Lici eshte vellai i Ibrahim Licit, personazh i njohur ne Shkoder.
SHKODER – Merr permasat e masakres ngjarja e ndodhur diten e sotme ne Shkoder ne zonen e Dobracit.
Burimet flasin per dy te vrare e dy te plagosur.
Dy automjete në ecje kanë qëlluar me breshëri njëra-tjetrën, ku një mjet me targa kroate është qëlluar disa here, dhe më pas është përplasur me një mur.
Vrasje në Shkodër, dy të vrarë, 5 ambulanca në vendngjarje
Dy persona jane vrare me arme zjarri diten e sotme ne Shkoder.
Ngjarja ka ndodhur në rrethotullimin e 5 Heronjve në zonën e Dobraçit.
Si pasoje e konfliktit, policia raportoi edhe per dy persona te plagosur.
Ndërkohë, si pasoje e pasojave masive qe ka shkaktuar perplasja me arme, drejt vendit të ngjarjes është nisur policia dhe 5 ambulanca.