Në vendin dhe momentin e gabuar, burrë e grua në mes të atentatit mafioz në Shkodër

by editor

Hamza Lici dhe Arlind Bushati ranë pre e një atentati mafioz këtë të mërkurë në lagjen Dobraç të Shkodrës. Plumbat lanë të vdekur në vend Hamza Licin, vëllain e Ibrahim Licit. Ndërsa Arlind Bushatin mbeti i plagosur rëndë

Advertisements

Dyshja udhëtonte me makinë dhe sipas të gjitha të dhënave të deritanishme ata u qëlluan me breshëri plumbash nga një tjetër mjet.

Advertisements

Por ajo që e bën edhe më të rëndë këtë ngjarje është fakti se një grua e pafajshme gjeti vdekjen ndërsa bashkëshorti i saj ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Bashkëshortët Flutura dhe Bashkim Basha mësohet se po lëvizin me motor, kur u përplasën nga makina që udhëtonte Lici e Bushati. Me gjasë ata u përplasën pasi Lici që ishte në timon humbi kontrollin pas të shtënave në drejtim të tij.

Sipas Klan News, edhe kalimtari ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.

You may also like