Ndarja nga jeta e prindërve të Bushit, Presidenti Duka dhe FSHF: Pranë jush në këto momente të vështira

by editor

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka dhe Federata Shqiptare e Futbollit, kanë shprehur ngushëllime trajnerit të kombëtares u21, Alban Bushi, për humbjen e jetës së prindërve të tij në një aksident tragjik në Greqi.

Advertisements

Në një postim në rrjetet sociale, Duka shkruan se qëndron pranë Bushit, në këto momente të vështira.

Advertisements

“Sapo mësova lajmin e dhimbshëm për ndarjen tragjike dhe të parakohshme nga jeta të dy prindërve të jashtëzakonshëm, njerëzve të mirë, Ali dhe Bukurije Bushi, në një aksident në Greqi. Në këtë moment të vështirë, mendimet e mia shkojnë tek Albani dhe të gjithë anëtarët e tjerë të familjes, që përveç trishtimit për këtë humbje të madhe, do të përballen edhe me mungesën e pamatë të dashurisë prindërore. Në emrin tim personal dhe të Federatës Shqiptare të Futbollit, ku Albani ka kaluar shumë vite si pjesë e kësaj familjeje të madhe, shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Qoftë kujtimi i tyre i paharruar!” – shkruajti ai.

Advertisements

“Me keqardhje të thellë, Federata Shqiptare e Futbollit, mësoi sot lajmin për ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike të prindërve të trajnerit të Kombëtares U-21, Alban Bushit.

Federata Shqiptare e Futbollit i përcjell ngushëllimet më të sinqerta trajnerit Bushi dhe të afërmve të tij për këtë fatkeqësi të madhe”-Shkruan Federata Shqiptare e Futbollit.

You may also like