Atentati me tre viktima në Shkodër/ Autorët ishin të maskuar, dy kishin rolin e qitësit, ndërsa i treti…

by editor

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me atentatin e ndodhur ndaj Hamza Licit ditën e djeshme në Dobraç të Shkodrës.

Advertisements

Gazetari Igli Çelmeta raporton se policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë që mund të kenë fiksuar të gjithë skenën e ngjarjes.

Advertisements

Dyshohet se pjesëmarrësit në atentat kanë qenë tre persona, dy kanë luajtur rolin e qitësit ndërsa një i tretë drejtonte makinën nga e cila është qëlluar drejt shënjestrës. Autorët kanë qenë të maskuar.

Kujtojmë se në momentin e ngjarjes, bashkë me shënjestrën Hamza Lici, në makinë me të ka qenë edhe Arlind Bushati, i cili humbi jetën në spital pas plagëve të marra.

Advertisements

Dyshohet se ka pasur edhe shkëmbim zjarri dhe Bushati ka qenë ai që ka qëlluar drejt autorëve.

Dy viktimat kanë ardhur nga Mali i Zi, por autorët të cilët kanë pasur dijeni për lëvizjet e tyre u kanë zënë pritë.

You may also like