Mbetjet e rrezikshme/ Shehaj debat me Spiropalin, Ballën, Kumbaron dhe Hoxhën: Ju keni lajthitur, prokuroria ka urdhëruar sekuestron, zbatojeni

by editor

Deputeti Agron Shehaj, është përplasur në Kuvend me kryeparlamentaren Elisa Spiropali. Debati mes tyre nisi pasi ligjvënësi kërkoi fjalën, për të folur në sallën e Kuvendit.

Advertisements

“Mos m’u drejtoni mua flisni për procedurë”, i tha kryeparlamentarja, ndërsa Shehaj u përgjigj: “Keni lajthitur, nuk caktoni ju se kujt i flas unë dhe për çfarë flas unë”.

Advertisements

Ndërsa Spiropali iu kthye duke thënë që “ju lutemi lini këto poza TikTok sepse nuk ngjit askund ky populizëm krejt banal’”.

Ndërkohë që Shehaj ka akuzuar ministrat e qeverisë socialiste se nuk po zbatojne urdhë rin e prokurorisë për sekuestron e mbetjeve të rrezikshme, gati 800 tone, të cilat janë në mes të detit ne anije dhe perbejne një rrezik për jetën e njerëzve.

Advertisements

Shehaj në Kuvend-Spiropalit: Zonja kryetare, nuk e di nëse e keni marrë vesh, nëse e ka marrë vesh kjo qeveri, por jashtë portit të Durrësit ndodhet një ngarkesë me mbi 100 kontenierë që prokuroria e Durrësit ju ka kërkuar ta sekuestroni.

Ky është urdhëri i ekzekutimit të kësaj ngarkese që është në mes të detit. Prokuroria e Durrësit, dyshon që në ata kontenierë ndodhen 800 ton mbetje toksike që rrezikojnë shëndetin e qytetarëve dhe ju duhet ta kishit sekuestruar.

Mministri i brendshëm duhet të japi llogari, pse nuk zbaton urdhërin e prokurorisë. Ky është urdhëri ku e thotë qartë.

Tani, unë e kuptoj që situata është bërë qesharake dhe ju talleni jo vetëm me qytetarët po edhe me institucionet, me ping-pongun “jo po janë në mes të detit kshuqë si t’ja bëjmë ti sekuestrojmë në mes të detit”. Por është e qartë se çfarë kërkon prokuroria. Prokuroria i kërkon kësaj qeverie, sepse nuk ka skandal më të madh se ky që përfshin të gjithë qeverinë. Nga Ministria e Infrastrukturës, te Ministria e Mjedisit, te Ministria e Brendshme, te Minstria e Financave, të cilët duhet të kontrollonin dhe janë në këtë urdhër.

I kërkohet Autoritetit Portual, është urdhër ekzekutiv, Kapitenerisë së Portit, Degës së Doganës, Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Emigracionin, Drejtoria Vendore e Policisë, Drejtoria e Hetimit Doganor, janë të gjithë, duhe te zbatoni ligjin. Duhet të respektoni urdhërin e prokurorisë.

Mirë që nuk jepni përgjigje, mirë që nuk shpjegoni, mirë që nuk bëni transparencë me çfarë keni bërë, por të paktën respketoni rudhërin e prokurorisë. Është e qartë përse nuk e bëni. Sepse duhet të fshihni trafikun ndërkombëtar me mbetje toksike që keni bërë nga porti i Durrësit. Sepse nëse do ishte një gjë shumë e thjesht siç tentuat ta bënit, sikur ishin të gjitha mbetje të Kurimit, ça problemi ka atëherë? Pse nuk e sekuestroni ngarkesën? Pse nuk bëhet testimi? Për një arsye shumë të thjeshtë, sepse jeni të gjithë të përfshirë.

Zbatoni urdhërin, mos u bëni qesharakë, mos shkelni ligjin haptas, zbatoni urdhërin e prokurorisë!

Shehaj, replika me Ballen: Nuk e di sesi po flet Taulant Balla tani, po flet si i akuzuar? Sepse ato plehra toksike janë trafikuar nga porti i Durrësit ndërkohë që Balla ishte ministër i Brendshëm. Dhe siç e thashë ky është skandali që përfshin më shumë nga ju, jeni direkt të përfshirë, të gjithë. Është Taulant Balla se ishte ministër i brendshëm.

Kjo gjë nuk ju takon më ju, tani i takon prokurorisë. Ju lejuat që 102 kontenierë me mbetje toksike të trafikoheshin nga porti i Durrësit. Nuk duam të dimë më asgjë prej jush, ju nuk na jepni dot asnjë informacion. Deh nëse do na jepni do gënjeni se do mbroni veten tuaj, ne sot presim të dimë të vërtetën nga prokuroria. Presim që ju mos të pengoni prokurorinë. Ju lejuat trafikimin e mbetjeve, lejuat që të ngrihej një skemë midis Shqipërisë, Kroacisë dhe Tajlandës.

Tani ju thoni ka nevoj për kohë! Arsye për të penguar hetimin mund të gjeni sa të doni dhe për këtë nuk e kemi fare merak. Këtë aftësi e keni. Dhe lërëni këto broçkullat. Ka një urdhër që ka 5 ditë që ka dalë nga prokuroria dhe kërkon sekuestrimin dhe vendosjen në kontroll të mbetjeve toksike që janë jashtë portit të Durrësit dhe duhet të veproni sa më shpejt, sepse kur keni patur nevoj ju i keni bërë brenda pak orësh. I harraut inceneratorët sesi firmoseshin 11 vendime a 15 brenda ditës menjëherë? Kurse kur bëhet fjalë për të lejuar prokurorinë që të zbardhë këtë aferë ndërkombëtare, trafikim mbetjesh toksike nëpër botë, keni nevoj për kohë.

Zbatoni urdhërin e prokurorisë. Pikë. Lërini broçkullat.

Shehaj replika me ministren Kumbaro:

Tani, për ministren Kumbaro.
Zonja minstre, meqë thatë që ju jeni drejtuar gjithmonë nga interesi i qytetarëve, ishte interesi i qytetarëve që ju shtyu të zvogëlonit Parkun e Butrintit dhe ti jepnit atë pikën e vogël kolegut tuaj që të ndërtonte resort zonja ministre?

Po kur shpallët zonjën Xhaçka nëpërmjet të afërmve të saj investitor strategjik, edhe aty ishte interesi i qytetarëve znj. Ministre, ajo ju drejtoi apo vjedhja?

Tani, kthehemi te çështja. Zonja minstre, një pyetje për ju: jeni thirrur ju zonja minstre apo vartësit tuaj në prokurorinë e Durrësit të jepnit llogari për trafikimin e mbetjeve toksike? Jeni thirrur? Do ta bëni publike jeni thirrur apo jo? Sepse ne harrojmë që po flasim për një aferë ku jeni të përfshirë të gjithë. Janë trafikuar nga porti i Durrësit mbetje toksike zonja ministre. Për këtë dyshon dhe po heton prokuroria.

Dhe kur dyshon dhe ju heton prokuroria, ju heshtni dhe ata hetojnë dhe ju zbatoni urdhërin dhe ju nuk e pengoni prokurorinë. Këtë duhet të bëni, kur kapeni duke vjedhur, kur kapeni duke trafikuar mbetje toksike, duhet të heshtni dhe të zbatoni urdhërin e prokurorisë dhe të bëheni gati të jepni llogari. Jeni kapur të gjithë, nga Balla te Balluku, të gjithë, tek ish drejtori i portit, jeni të gjith të përfshirë. Keni 5 ditë që mbani mbetje toksike në mes të detit sepse doni të ndaloni hetimin, doni të ndikoni në hetim.

Jepni llogari, lejoni prokurorinë dhe lërnini broçkullat dhe budallëqet, se çfarë I keni bërë këtij populli ju nuk I ka bërë askush tjetër. Keni larguar 1\3 e popullsisë.

Shehaj, debat me ministrin Hoxha:

Zonja ministre, përrallat me çaj dhe me blegtarë lëri për njëherë tjetër, tani po flasim për 800 ton mbetje toksike pastaj do flasim për mjalt.

Nuk ke nevoj të ikësh zonja minstre, pse ikën? Kishe debat? Hajde, apo s’ta mban? Nuk ta mban? Hajde fol për mbetjet. Kam gjëra të tjera për të thënë por do ti thonë kolegët.

Tani, çështja është që unë i qëndroj fakteve zoti ish minstër i brendshëm. Dhe faktet janë që ju ishit ministër i brendshëm kur u trafikuan mbetje toksike në bazë të dyshimeve që ka prokuroria. Unë i qëndroj fakteve dhe fakt është që kjo qeveri duhet të japi përgjigje.

Ju flisni për gjithçka, për mjalt, për bletë, për gjithçka, vetëm për këtë nuk flisni. Se jeni të përfshirë. Ëshët fakt që një kompani e licensuar nga ministria ka trafikuar mbetje toksike, është fakt që prokuroria, nëse e keni kaq për zemër bashkëpunimin me prokurorinë, ju ka dhënë një urdhër që ju nuk po e zbatoni deri më sot. Dhe është fakt që nuk kemi asnjë datë, nuk ka asnjë transparencë në lidhje me zbatimin e atij urdhërit.

Zoti ministër, kur keni ndërmend ta zbatoni urdhërin e prokurorisë? Mos vallë kam të drejtë unë si përfaqësues i opozitës të mendoj që kjo vonesë dhe kjo kohë që ju po kërkoni të fitoni po e përdorni për të ndikuar dhe për të fshehur zbardhjen e këtij hetimi? Nuk e di se çfarë po gatuani. Ju jeni mjeshtra për këtë punë.

Dhe ky ështe thelbi: jeni të gjithë të përfshirë, kanë 3 muaj ato mbetje po lundrojnë nëpër botë, tani janë para portit të Durrësit.

Ça problem keni? Që ngrita këtë çështje? Që ju bëni sikur nuk shikoni?

Është e qartë që kjo qeveri po mundohet në çdo mënyrë të fshehë skandalin, të manipulojë hetimin. Keni muaj të tërë që askush nuk flet, nuk ka një deklaratë nga një përfaqësues i qeverisë t’ju shpjegoj qytetarëve shqiptarë çfarë dreqin po bëni me mbetjet toksike që janë në mes të detit?

Lërini broçkullat dhe budallëqet se kush jam unë për të shmangur thelbin se keni 20 vjet që e bëni. Thelbi është ky: qytetarët duan të dinë pse pengoni prokurorinë të zbatojë dhe të ekzkeutoni urdhërin e prokurorisë dhe kur keni ndërmend ta bëni? Dhe mos zbatimi I urdhërit të prokurorisë është shkelje penale, duhet të dilni drejtësisë nëse nuk zbatoni urdhërin.

You may also like