Edmondi i lë të gjithë pa fjalë: Polici më tha ‘fëmija është imi, do të vuajë nga kurrizi’

by editor

Në përfundim të “Shihemi në Gjyq”, dyshimet e Edmondit për atësinë e fëmijës së tij dhe bashkëjetueses prej 9 vitesh, Nailes, nuk janë shuar. Gjatë rubrikës të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan u tregua sesi Edmondi dyshon që Nailja e tradhton me policin Arben Murataj. Ajo vetë tregoi se polici e përndjek prej 4 vitesh.

Advertisements

Djali i Edmondit dhe Nailes është 3 vjeç. Kur ajo ishte shtatzënë me të, Edmondi e ka dhunuar e më pas vuajti dënimin në burg. Nailja ngulmon se djali është i tiji dhe kërkon të kryhet testi i ADN-së. Asgjë nuk e bind Edmondin i cili në përfundim të rubrikës, rrëfen edhe detajin e fundit që i lë të gjithë pa fjalë.

Advertisements

Edmond: Kam dhe diçka…

Eni Çobani: Të fundit?

Advertisements

Edmond: Të fundit, krejt.

Eni Çobani: Po!

Edmond: Përpara se të ndodhte, z. Arben Murati më takon atje, në një fshat. “Fëmija”, më ka thënë, “është i imi, do të vuajë nga shtylla kurrizore”, përpara sesa të ndodhte, në rregull? Pastaj kur hyj në burg unë, doli me shtyllë kurrizore, e ka çuar në Turqi. Nga i mori të dhënat ky?

Naile: Po, ka qenë djali, e pranoj! Ka qenë djali.

Edmond: Mua ma ka thënë më përpara sesa të ndodhë.

Eni Çobani: Ty ta ka thënë Arbeni? E ka ditur edhe sëmundjen?

Edmond: Më përpara, 6 muaj më përpara.

Eni Çobani: Do ta njoftojmë në seancat e ardhshme se i kujt është fëmija, është i Edmondit apo i Arbenit. E mbyllim këtu se jemi pa fjalë./tvklan.al

You may also like