Aksident i rëndë në qendër të Prishtinës, të paktën 6 persona të lënduar

by editor

Gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në kryeqytet në orët e para të mëngjesit të martën.

Advertisements

Këtë e ka konfirmuar për mediat, Zëdhënësja e PK-së për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti teksa ka shtuar se në aksident janë përfshirë dy vetura.

Advertisements

“Sot rreth orës 04:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Dëshmorët e kombit në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor”, thuhet në përgjigjen e Ahmetit.

Si pasojë e aksidentit, qendra e kryeqytetit ka qenë e mbyllur për komunikacion në mëngjes.

Advertisements

You may also like