Kë po sulmon Meta nga burgu? Ish-Presidenti e thotë “troç”: Nën autoritetin tim hiqeshin besnikë për të realizuar…

by editor

Moderatorja e njohur, Pranvera Borakaj, ka zhvilluar një intervistë me Presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili prej më shumë se dy javësh ndodhet në qelitë e burgut “313” në Tiranë.

Advertisements

Gjatë intervistës Meta është pyetur nëse ka frikë për të ardhmen e partisë që ai drejton, tashmë që është i izoluar? Si dhe a po ndodh ajo që ka akuzuar më herët se goditjet ndaj tij janë pjesë e planit Rama-Basha për të kontrolluar PL-në?

Advertisements

Sa i përket këtyre pyetjejeve, Meta ka theksuar se nuk ka frikë nga askush, dhe se ai është tradhtuar nga njerëzit që ju ka besuar më shumë.

Pjesë nga intervista:

Advertisements

Gazetarja: Ju tremb e ardhmja juaj por dhe e PL tashmë që jeni në qeli? A mendoni ju se Edi Rama e realizoi atë që është konsideruar si pakt me Lulzim Bashën për ta çuar për skrap partinë tuaj… Tani që kanë kaluar ca kohe dhe ndoshta e mendoni dhe më ftohtë, ku mendoni se keni gabuar?

Meta: E ardhmja nuk më tremb aspak. Të tmerruar nga e ardhmja janë ata që kryen këtë akt kriminal sepse janë të ndërgjegjshëm për krimet monstruoze që kanë bërë, jo vetëm përsa i takon korrupsionit, që është skizofrenik, por edhe ndaj çështjes kombëtare dhe interesave kombëtare. Nuk kam gabuar politikisht, por thjesht jam tradhtuar pabesisht nga njerëzit që kam besuar më shumë. Ata hiqeshin besnikë thjesht për të realizuar nevojat e tyre nën autoritetin tim, por s’kishin asnjë lidhje me kauzat e mia. E ardhmja do të jetë më e mirë dhe do t’u përkasë guximtarëve, jo tradhtarëve.

You may also like