Policia nuk ka ende një pistë hetimi mbi vrasjen e biznesmenit Eduart Reçi. Kjo pasi 52-vjeçari nuk rezulton të ketë precedentë penalë.
Advertisements
Pasi ka parë edhe videon në vendin e ngjarjes, policia dyshon se ka pasur vetëm një të shtënë që e ka kapur Reçin në kokë, duke kaluar tejpërtej.
Advertisements
Nga kamerat dëgjohet vetëm një e shtënë dhe momenti kur 52-vjeçari nga Dibra bie në tokë dhe nuk ka persona të tjerë afër duke shtuar dyshimet e policisë se është qëlluar nga distanca.
“Në momentin kur u vra mbrëme biznesmeni nga pamjet e kamerave të sigurisë nuk vërehet ndonjë person afër tij, dyshohet por nuk është e sigurtë, por mund të jetë qëlluar nga lart ose larg me një saktësi të madhe”, raportoi gazetari Edison Vatnikaj për “Ora News”.
Advertisements
Fakti që ekzekutimi është kryer me një saktësi të tillë ngre dyshime se Reçi mund të jetë ekzekutuar me armë zjarri të pajisura me dylbi.
Dyshohet se autorët e kanë ruajtur dhe pritur momentin që 52-vjeçari ka dalë jashtë pallatit dhe ka qenë i vetëm.
Nga ana tjetër, familjarët e viktimës mësohet se janë shprehur se ai nuk ka pasur probleme.
Aktualisht merrej me ndërtim dhe ka dy djem.