Jurgis Çyrbja, ish-deputeti socialist, do të dëshmojë para Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke qenë nën hetim për akuza të rënda, përfshirë korrupsion në zgjedhje, tregtim të sekreteve shtetërore dhe përkrahje të elementëve kriminalë.
Advertisements
Dëshmia e tij do të përfshijë sqarime rreth mënyrës së përfshirjes në politikë dhe marrëdhënieve me figura kriminale që kanë ndikuar në pozicionin e tij.
Advertisements
Hetimet janë përqendruar në biseda të zbërthyera nga platforma e komunikimit SKY ECC, ku Çyrbja akuzohet se u ka dhënë informacion bosëve të krimit për operacionet policore.
Një ndër të dyshuarit kryesorë, Edmond Koçi, i njohur si “Mond Çekici,” dhe Altin Hajri, akuzohen për ndikim të drejtpërdrejtë për të siguruar që Çyrbja të ishte pjesë e listës së sigurt të deputetëve në qarkun e Durrësit.
Advertisements
Ndër të tjera, Çyrbja është i pandehur dhe për shpërdorim detyre gjatë periudhës kur drejtonte hipotekën e Durrësit, duke përfshirë dyshimet për manipulim me praktikat e pronësisë.
Për këtë rast janë hetuar dhe ish-kryetari i komunës Rrashbull, Hysen Gashi, dhe disa zyrtarë të tjerë që dyshohet se kanë marrë pjesë në këto veprime të paligjshme.