“Nuk është vrarë me armë të zakondshme”/ Drejtori i Krimeve të Rënda zbulon detaje: Në vendngjarje u gjet vetëm…

by editor

Sipas Drejtorit të Krimeve të Rënda Ervin Hodaj, policia është angazhuar maksimalisht në zbardhjen e vrasjes së biznesmenit Eduart Reçi.

Advertisements

Në një studio televizive, Hodaj tha se në vendin e ngjarjes është gjetur vetëm një predhë e kalibrit të vogël.

Advertisements

Ai theksoi se 52 vjeçari mund të jetë qëlluar nga një distancë 20-30 m, me një armë jo të zakonshme.

“Ditën e djeshme rreth orës 23:00 është marrë telefonata e parë për një person të shtrirë në ambientet para pallatit, i gjakosur në kokë. Aty policia ka gjetur bashkëshorten e tij dhe banorët e pallatit. Rreth orës 04:00 të mëngjesit ai ka ndërruar jetë. Është vlerësuar maksimalisht zbardhja e ngjarjes, nuk ka pasur shumë dëshmitarë, për shkak dhe të kohës. Kemi punuar me kamerat e vendit të ngjarjes. Sot kemi punuar përsëri ku është gjetur një predhë e kalibrit të vogël, pra nuk është armë e tipit të zakonshëm. Mund të jetë e një modeli tjetër, 5.56 mm dhe dëmtimi nuk ishte shumë i madh…Nëse do e merrte në trup mund të mos kishte pasoja. Është një distancë rreth 20-30 m, janë bërë disa eksperimente hetimore. Predha është gjetur, gëzhoja jo. Këto lloj armësh nuk e nxjerrin gëzhojën, kështu që do jetë e vështirë për ta gjetur.”

Advertisements

Hodaj shtoi se viktima nuk ka asnjë rekord kriminal.“Nuk ka ndonjë të kaluar kriminale. Jemi në orët e para të zbardhjes së ngjarjes. Po trajtohen të gjitha pistat, nuk përjashtojmë asnjë! S’ka asnjë rekord kriminal në arkivat tona”, tha ai.

You may also like