Goditet një rast i mosdeklarimit të parave në pikën e kalimit kufitar.
Për rastin u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin turk A. D., 50 vjeç, banues në Stamboll.
Advertisements
Gjatë kontrollit të shërbimeve të Policisë Kufitare të PKK Kapshticë, në vijën e dytë, në kamionin që drejtohej nga 50-vjeçari, u gjet e fshehur në kabinën e kamionit, një çantë krahu me 27 915 euro dhe 2935 dollatë, të cilat ky shtetas po tentonte t’i nxirrte nga vendi ynë, pa i deklaruar në pikën e kalimit kufitar.
Shuma e eurove dhe dollarëve u sekuestrua nga Policia, në cilësinë e provës materiale.
Advertisements
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.