Pastronte paratë e grupeve kriminale, kush është biznesmeni shqiptar që u arrestua sot në mes të Milanos

by editor

Një operacion “blic” për ekzekutimin e 19 urdhërarresteve (18 arrest me burg; 1 arrest shtëpie) dhe dy masa sigurie “detyrim paraqitje” të kërkuara nga SPAK dhe firmosur nga GJKKO është ndërmarrë prej orëve të para të mëngjesit të kësaj të hëne në qytetin e Elbasanit.

Advertisements

Siç dhe është përfolur në media prej fillimit ky aksion i SPAK ka qenë i gjerë dhe po vijon ende për ekzekutimin e të gjitha masave të kërkuara e firmosura nga kreu i SPAK, Altin Dumani dhe prokurori Vladimir Mara.

Advertisements

Nga 18 urdhërarreste janë ekzekutuar vetëm disa prej tyre, ku në mesin te të arrestuarve mësohet se është dhe biznesmeni Marsel alias Bujar Shega.

Shega, i cili rezulton të jetë administrator i dy kompanive “Viola Green” dhe “Wonder Green”, është arrestuar në Milano.

Advertisements

Burime për mediat, referuar informacioneve zyrtare, bëjnë me dije se kompanitë e biznesmenit kanë fituar tendera për pastrimin e disa qyteteve. Përmes kompanive të tij, Shega dyshohet se pastronte paratë e disa grupeve kriminale, përfshirë dhe një grupi të fuqishëm me bazë në Dubai, që ka investuar në Tiranë në pasuri të paluajtshme.

You may also like