Në protestën që po zhvillohet këtë të Hënë te Ministria e Arsimit, ka folur edhe aktorja e aktivistja Eliona Pitarka. Me vajzën e saj në krah, ajo apelon për masa më të rrepta nga ana e institucioneve dhe transparencë për ngjarjen e rëndë ku mbeti i vrarë 14-vjeçari.
Advertisements
“Jam shumë e shqetësuar ditëve të fundit sa i përket transparencës së ngjarjes, pra dinamikës se si ka ndodhur ngjarja. Si prind, më shqetëson fakti që opinion publik ende nuk e ka të qartë sa persona kanë qenë të përfshirë, më duket sikur po fshihet diçka, po ndodh diçka…Kjo gjë më frikëson për të ardhmen e fëmijëve, ndërkohë që fëmija i plagosur ka folur për një person tjetër të përfshirë. Do tregoja rastin e një 14 vjeçari në lagjen time, që thotë unë mund të bëj çfarë të dua se nuk më bëjnë gjë. S’më kap policia, apo videoja e tmerrshme e një tjetër 15 vjeçari që thoshte se kur të vij në Shqipëri do ta bëj një gjë të tillë. Nuk kanë frikë, mendojnë se edhe sikur të vrasësh, të presësh nuk të ndodh asgjë. Për këtë apeloj fort, të merren masa të menjëhershme dhe të dalë e vërteta sheshit se çfarë ka ndodhur realisht.”
Advertisements
Sipas aktores, është e frikshme se si adoleshentët kanë reaguar pas këtij rasti, duke theksuar se qarkullojnë me thika nëpër shkolla.“Organet duhet të marrin masa më të rënda, duhet të ketë kontrolle, duhen patrulla në çdo shkollë. E kanë kthyer në trend tani, janë frymëzuar! Është e tmerrshme për ta thënë, por adoleshentët vërtiten me thika nëpër shkolla. Kontrolli zero!”
Advertisements