Policia e Elbasanit njofton finalizimin e operacionit të koduar “Fee”.
Advertisements
“Në kuadër të operacionit u vunë në pranga shtetaset kolumbiane A. P., 20 vjeçe dhe A. R., 24 vjeçe, për ushtrim prostitucioni.
Advertisements
Gjithashtu, u arrestuan shtetasit A. T., 25 vjeç dhe Y. H., 43 vjeç, për shfrytëzim prostitucioni.
Bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për një rast të ushtrimit të prostitucionit, në një apartament të marrë me qira, shërbimet e Policisë, në kuadër të operacionit të koduar “Fee”, kanë ushtruar kontroll në këtë apartment në të cilin u konstatuan 2 shtetaset kolumbiane dhe shtetasit A. T. dhe Y. H.
Vijon puna për dokumentimin e rastit, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.