Gjendet i vdekur në një apartament krahu i djathtë i “zotit të drogës”, zbardhen informacionet paraprake (Emri)

by editor

Alessio Lori, krahu i djathtë i bosit të fuqishëm shqiptar Elvis Demçe, është gjetur i vdekur në Romë, në një apartament të marrë me qira në ‘air B&B’.
Dyshohet se ai është vetëvrarë, pasi arma e zjarrit i është gjetur pranë trupit.
Lori, i cili do të bënte 34 vjeç në janar, ishte në arrati prej një muaji, pasi shpëtoi nga arresti shtëpiak duke prerë byzylykun elektronik.

Advertisements

I njohur ndryshe si ‘Chiappa’, ai ishte në pritje të dënimit përfundimtar për ‘pjesëmarrjen e tij në blerjen dhe shpërndarjen me shumicë të lëndëve narkotike’.
Megjithatë, pasi u arrestua verën e kaluar për një episod të ri të lidhur me drogën, ai u la në arrest shtëpie, ku përveçse nuk mund të kryente më krime, ndoshta do të ishte e mundur ta mbrohej më mirë nga frika e hakmarrjes, e cila është një nga arsyet e mundshme të vetëvrasjes.

Advertisements

Nga ana tjetër, Elvis Demçe është trafikanti më i njohur shqiptar në Itali, i cili e shpalli veten ‘Zot i drogës’, ndërsa kërkonte të merrte të gjitha pushtetet e ‘botës së nëndheshme të krimit’.
Demçe ishte njeri shumë i afërt me Fabrizio Psicitelli, i njohur si Diabolik i cili u vra pak kohë më parë.
Ai bënte biznes duke importuar drogë për llogari të grupeve kriminale të Acilias, me emisarë të lidhur me trafikantët holandezë dhe kolumbianë të drogës dhe një ish-futbollist të arrestuar pak kohë më parë me 27 kg kokainë me vete./SYRI.net

You may also like